top of page
123.jpg

Ndodhi edhe kjo në Maqedoni: Burgoset 88-vjeçarja, nuk do ta besoni se çfarë "krimi" ka bë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 10, 2017
  • 1 min read

Në burgon e Idrizovës së Shkupit sonte është dërguar një qytetare nga Manastiri, në një moshë të thyer 88 vjeçare, e cila duhet të vuajë burg në kohëzgjatje prej një viti, për një mëkat që mendja e shëndoshë nuk mund ta kapë, shkruan Gazeta Express.

Burime nga burgu për fokus.mk thonë se "banoret" e burgut ishin shokuar kur e kanë parë gjyshen e pafuqishme dhe të frikësuar. Sipas disa informatave, plaka 88 vjeçare D.R. ishte dënuar sepse "kishte shikuar në filxhanin e kafes", për të cilën gjë edhe ishte paguar.

Komentet në mediat e Maqedonisë dhe në rrjetet sociale janë në frymën se "kjo gjë po ndodh në Maqedoni, burgosen njerëz që nga skamja fitojnë ndonjë kacidhe denari për t'u ushqyer, kurse disa të tjerë që kanë vjedhur miliona e miliona euro janë në liri"./Gazeta Express/

Mëkati i madh i 88-vjeçares ka qenë që ka marrë para për të hapur fall në filxhanin e kafesë


Комментарии


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page