top of page
123.jpg

Ushqime që i hamë çdo ditë dhe nuk e dimë se janë afrodiziakë të fuqishëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 11, 2017
  • 2 min read

Dihet se guaskat, arrat dhe manaferrat janë afrodiziakë të fuqishëm, por ka edhe shumë nga ata afrodiziakë më pak ekzotikë që i hamë çdo ditë, dhe të cilët janë gjithashtu stimulues të fuqishëm të seksit.

Dr. Diana Hoppe shpjegoi për “Cosmopolitan” se cilat ushqime nga dieta e përditshme mund të ndikojnë në disponimin tuaj seksual. Kështu, për shembull, kafja dhe çokollata të cilat i konsumojmë pothuajse çdo ditë, konsiderohen të jenë mbretëresha të afrodiziakëve.

Çokollata përmban feniletilaminë, e cila e rrit eksitimin, teobrominë dhe serotoninë, të cilat janë gjithashtu stimuluese, transmeton Koha.net. Kafja e rrit nivelin e dopaminës në tru, gjë që ndikon në rritjen e ndjenjave të kënaqësisë. Përveç kësaj, ajo ua jep një ndjenjë euforie si meshkujve ashtu edhe femrave.

Specat djegës chilli i stimulojnë mbaresat nervore në gjuhë të cilat e lirojnë hormonin epinefrinë ose adrenalinë. Ky hormon e forcon punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Përndryshe, të gjitha erëzat nga të cilat djersitemi konsiderohen afrodiziakë.

Shumë njerëz mendojnë se fiku duket seksi, por përveç kësaj është edhe afrodiziak shumë i fuqishëm. Përmban shumë aminoacide, të cilat e rrisin eksitimin dhe ju japin shumë energji.

Shpargu, avokadot dhe bananet janë gjithashtu afrodiziakë, të cilat e rrisin nivelin e hormoneve seksuale dhe e rrisin dëshirën seksuale. Selino e stimulon sekretimin e hormonit mashkullor androsteron i cili vepron në femra.

Sipas një hulumtimi të kohëve të fundit të shkencëtarëve italianë, aminoacidi citrullinë, të cilin e përmban shalqiri, e përmirëson qarkullimin dhe mund ta lehtësojë impotencën. Trupi ynë e përdor citrullinën për të prodhuar argininë e cila vepron si viagra.

Afrodiziakë të fuqishëm janë edhe shega, vera e kuqe, salmoni, vanilja, mjalti dhe qershitë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page