top of page
123.jpg

Nëse jeni pa fat në dashuri, atëherë ky është ilaçi...

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 12, 2017
  • 2 min read

Pa fat në dashuri ? Atëherë shko në bibliotekën më të afërt.

Një web që ndihmon njerëzit të njihen pretendon se ka zbuluar se preferencat e dikujt në të lexuar ndikojnë drejtpërdrejt në pëlqyeshmërinë e tij. Nga vëzhgimi i ë dhënave të secilit person të regjistruar u arit në përfundimin se tipat që lexojnë preferohen më shumë dhe janë dashnorë më të mirë.

Burrat që e listojnë leximin te pasionet e tyre në profilet përkatëse marrin shumë më tepër mesazhe sesa ata që nuk e kanë leximin te të dhënat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për femrat, por në masë më të vogël.

Sa u përket preferencave në tituj, meshkujt që listojë libra biznesi marrin më shumë mesazhe, ndërkohë që libri “Burra që urrejnë gratë” ka rezultuar i suksesshëm për të dyja gjinitë.

Përveç kësaj, jo të gjithë librat mund të ndikojnë pozitivisht. Kështu, Bibla më shumë i dëmton shanset e personave që e listojnë në profilet e tyre, ndërsa “Pesëdhjetë hijet e Greit” i ka ulur kërkesat ndaj femrave për takim në 16 %, ashtu sikurse ka ndodhur me meshkujt që listojnë serinë “Harry Poter”.

Ky përfundim nuk është rastësishëm. Vitin e kaluar, një studim i Universitetit të Atlantas, SHBA, tregoi se njerëzit që lexojnë janë më të suksesshëm në dashuri dhe se leximi i librave përmirëson funksionin e trurit dhe në të njëjtën kohë rrit ndjeshmërinë.

Studimet të shumta kanë treguar se lexuesit kanë më shumë empati. Të jesh lexues i rregullt të jep një sërë përparësish; leximi redukton simptomat e ankthit dhe depresionit, ul rrezikun për sëmundje mendore dhe përmirëson jetën në tërësi.

Pra, të jesh një lexues i rregullt të bën më popullor, më të suksesshëm, më të lumtur, të bën një njeri më të mirë dhe ndihmon jetën tënde dashurore.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page