top of page
123.jpg

Cilat femra rrezikojnë të lindin fëmijë me autizëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 13, 2017
  • 1 min read

Femrat që marrin antidepresantë para ose gjatë shtatzënisë kanë 81% më shumë gjasa të kenë fëmijët me autizëm.

Sipas ekspertëve, fëmijët e lindur nga nëna që përdorin ilaçet kundër depresionit kanë rrezik më të lartë, deri në 77 % për çrregullime të spektrit të autizmit.

Megjithatë, Irene Petersen, një studiuese në Universitetin College në Londër, e cila nuk ishte pjesë e studimit, tha se është e ndërlikuar të studiosh ekspozimin ndaj ilaçeve kundër depresionit në shtatzëni dhe rrezikun e ASD¬s, pasi efektet e përdorimit të ilaçeve shpesh është e vështirë të ndahen nga faktorë të tjerë të rrezikut, shkruan Living.

“Me provat ekzistuese, ne ende nuk mund të përjashtojmë mundësinë që kjo është sëmundje e nënës dhe jo ilaçet kundër depresionit” , thonë studiuesit.

Sipas shifrave rreth një në shtatë gra vuajnë nga depresioni gjatë shtatzënisë. Edhe pse shumë raste janë të vogla, rreth 20.000 gra shtatzëna mendohet se marrin çdo vit ilaçe kundër depresionit – rreth një në 25 gra britanike.

NHS këshillon se ilaçet nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzëna. Megjithatë, ka përjashtime që mund të bëhen në varësi nga shkalla e depresionit.

Dr .Patrick O’Brien, zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, më herët ka thënë: “Depresioni në shtatzëni mund të jetë shumë i rëndë për një grua dhe mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës së saj, kështu që ne duhet të marrim parasysh të mirat e ilaçeve antidepresive në raste të tilla.

Këshilla jonë për gratë shtatzëna që vuajnë nga depresioni do të ishte që në përgjithësi të peshojnë përfitimet më shumë se rreziqet, dhe këtë duhet ta bëjnë së bashku me mjekun obstetër.” /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page