top of page
123.jpg

Si ndikon ndryshimi i motit në shëndetin mendor

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 13, 2017
  • 1 min read

Ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme njëkohësisht në shëndetin mendor.

“Ndryshimi i klimës është edhe shkaku kryesor për krizat nervore dhe sa më i shpeshtë të jetë, i përkeqëson më shumë ato”, ka thënë Dr.Lise Van Susteren, një psikiatre, anëtare e bordit këshillues në Qendrën për Shëndetin dhe Mjedisin Lokal, si dhe në Universitetin e Harvard.

Ekspertë nga organizata shëndetësore publike dhe universitete të ndryshme kanë zhvilluar një studim lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimaterike në shëndetin mendor.

Rritja e temperaturave dhe reshjet ekstreme të shiut janë të lidhura ngushtë me rritjen e nivelit të konflikteve mes njerëzve dhe grupeve. Dhe këtë lidhje mes rritjeve të temperaturave dhe agresionit, ata e shpjegojnë me faktin se temperaturat e larta, ngrisin lëvizjet e adrenalinës në trup, e cila mund të bëjë që të jeni më agresiv.

Ekziston edhe një “lidhje” mes rritjes së nivelit të ndotjes (që mund të shkaktohet nga rritja e temperaturave) dhe rritjes së rrezikut për problemet mendore. Kur një person frymon ajër të ndotur, ai ajër mund të dëmtojë nervin e nuhatjes dhe mund të shkaktojë inflamacion nervor.

Inflamacioni nervor është i lidhur me çrregullime për të gjitha moshat, duke përfshirë sëmundjen Alzhemier dhe problem në të mësuarit e gjërave, memorie, perceptim dhe zgjidhjen e problemeve.

Sipas këtij studimi, kur gratë shtatzëna ekspozohen ndaj ndotësve të ajrit, fëmijët e tyre kanë shumë gjasa të kenë simptomat e ankthit dhe depresionit.

Të gjithë studiuesit qëndronin në të njëjtën linjë, duke theksuar se duhen marrë masa për ndryshimet klimatike, pasi nëse nuk merren, do të ketë efekte shumë negative në shëndetin mendor të fëmijëve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page