top of page
123.jpg

Ushqimet që shkaktojnë rrahje të shpejta dhe të çrregullta të zemrës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 13, 2017
  • 1 min read

Sëmundjet kardivaskulare njihen ndryshe si vrasësit e heshtur dhe shumë faktorë ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit të zemrës.

Stresi, ankthi, anemia, frika madje dhe disa lloje medikamentesh mund të shkaktojnë takikardi, por veç tyre disa ushqime dhe pije luajne gjithashtu luajnë një rol jo pak të rëndësishem.

Më poshtë do të lexoni të gjitha produktet ushqimore që shkaktojnë rrahje të shpejta e të çrregullta të zemrës.

Alkooli

Pirja e alkoolit rrit të rrahurat e zemrës në një minutë dhe nëse pini alkool çdo ditë, për një kohë të shkurtër ju do të zhvilloni probleme shëdetësore si aritmi, ventricular takikardi, fibrim arterial etj.

Kurat natyrale bimore

Disa lloje të caktuara bimësh mund të shkaktojnë aritmi nëse merren në doza të mëdha. Efedra është një lloj bime e cila merret për të kuruar alergjinë apo të ftohtin, por efekti anësor është shumë herë më i rëndë sesa përfimi nga kjo bime. Efedra përshpejton qarkullimin e gjakut duke shkaktuar edhe atak kardiak.

Regjim i parregullt ushqimor

Shumë calcium mund të dëmtojë zemrën tuaj ndërsa një mungesë e këtij minerali mund të shkaktojnë rrahje të çrregullta të zemrës ! Si ky mineral janë dhe shumë shembuj të tjerë që mbështesin rëndësinë e një diete të shëndetshme dhe të rregullt ushqimore.

Kafeja dhe të gjitha produktet që përmbajnë kafeinë mund të shkaktojnë çrregullime të zemrës nëse e teproni.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page