top of page
123.jpg

Virusi global po përhapet në mënyrë të menjëhershme, duke prishur çdo sistem kompjuterik

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 12, 2017
  • 1 min read

Ditën e sotme një virus është shpërndar në mbarë botën, duke prekur organizata të ndryshme. Deri më tashmë janë 74 vende të infektuara, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kinë, Rusi, Spanjë, Itali dhe Tajvan.

Disa ekspertë të cilët po monitorojnë situatën, mbi virusin, kanë deklaruar se është lëshuar nga një grup i njohur si “Shadow Brokers”. Dyshohet se këtë hakera kanë vjedhur pajisjet e hedhura nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë(NSA).

Të tjerë studiues kanë zbuluar se bëhët fjalë për një krimb që përhapet automatikishit midis kompjuterave dhe rrjeteve.

Kompjuterët në mijëra vënde janë mbyllur, po kjo nuk e ka ndaluar virusin, duke ndikuar shumë në jetën e njerëzve.

Ndër administratat më të prekura janë spitalet në të cilat dosjet rrezikojnë të jenë fshirë të gjitha, mbi të gjitha shumica e operacioneve janë anuluar dhe njerëzit janë të shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Një firmë kibernetike e sigurisë Kaspersky, ka deklaruar se numri i vendeve të prekura është ende në rritje.

“Ky është një sulm i madh kibernetik, që ndikon në organizata anembanë Evropës në një shkallë që kurrë nuk kam parë më parë“, tha inxhinieri i sigurisë, Kevin Beaumont.

Sipas ekspertëve, në të gjithë botën, ky virus është i një modeli të ri; për këtë arsye po përhapet shumë shpejt./Arbresh.info/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page