top of page
123.jpg

Dielli ka ‘fuqi’ speciale

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 15, 2017
  • 2 min read

E keni pyetur ndonjëherë veten pse gjatë ditëve të bukura ndjeheni më të gëzuar, të relaksuar dhe më të buzëqeshur se zakonisht? E gjitha është meritë e diellit!

Kur ekspozohemi ndaj dritës dhe ngrohtësisë së rrezeve të tij, humori ynë bëhet menjëherë pozitiv. Kjo sepse dielli ka ‘fuqi’ speciale: është i mirë për humorin dhe shëndetin, na bën të bukur me një kolorit për të pasur zili dhe ka efekte përfituese për shëndetin psikofizik, shkruan Top Channel.

Larg stresin

Dielli ka fuqinë të rikthejë humorin dhe të largojë stresin. Kur ekspozohemi ndaj dritës dhe ngrohtësisë së rrezeve, kemi tendencën të relaksojmë muskujt dhe të heqim tensionin e mbledhur në trupin tonë. Por jo vetëm: dielli është gjithashtu dhe një terapi e mirë natyrale kundër fazave të para të depresionit. Studimet e fundit e psikoneuroimunologjisë për rrezet e diellit, sidomos ato të mëngjesit, është në gjendje të stimulojë mekanizmat biologjikë që ndikojnë në humorin tonë.

Më shumë buzëqeshje

Audrey Hepburn thoshte se “buzëqeshja është aksesori më i bukur që një femër mund të mbajë”. Për ta blerë, shtojnë studiuesit, mjafton të qëndrosh pak orë në diell. Si? Duke mbrojtur lëkurën me një krem diellor, sigurisht, dhe duke lënë veten të përkëdheleni nga ngrohtësia e rrezeve. Dielli në fakt prodhon Serotoninën, hormonin e humorit, dhe melatoninë, që ndihmon në betejën ndaj humorit të keq dhe na lehtësojnë të pushojmë më mirë në orët e natës, pasi rregullon ciklin gjumë-zgjuar.

Kujdes me lëkurën

Dielli na bën të lumtur, të bukur e mbi të gjitha na jep atë ngjyrën e bukur të verës. Por kujdes, mos e ekzagjeroni. Mos harroni lëkurën, që duhet ta mbrojmë vazhdimisht. Madje për të na dhënë ‘rekomandimet’ e duhura ka menduar edhe vetë Komisioni Europian, i cili ka hartuar një dokument ku shkruan qartësisht se: “një mbrojtje me faktor mes 15-25, dhe e aplikuar në mënyrë korrekte është e mjaftueshme për mbrojtjen e pjesës më të madhe të personave”. Përgatisni atëherë çantën dhe kapelen: dielli po ju pret!. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page