top of page
123.jpg

Ja kur është shkrepur ‘selfie’ e parë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 14, 2017
  • 1 min read

Paris Hilton në një intervistë ka deklaruar se është pikërisht ajo që e ka shpikur ‘selfien’, por sipas hulumtimeve, ‘selfie’ e parë është realizuar shumë kohë më parë.

Në vitin 2013 fjala ‘selfie’ që përcakton një fotografi që një person ia bën vetës, zakonisht me smartphone ose me kamerë dhe më pas ngarkohet në mediat sociale, ka hyrë në fjalorin e Oksfordit.

Përhapja e shfrenuar e kësaj teknike është mjaft e përhapur në kohët e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ‘selfie’ nuk është fenomen strikt modern.

Në të vërtetë, vetë-portreti fotografik është zhvilluar edhe në ditët e hershme të eksplorimit dhe shpikjes së fotografisë, kur shpesh fotografi kryente eksprimente me vetën si model.

Fotografia e mëposhtme konsiderohet të jetë ‘selfie’ i parë.

Imazhi në fjalë është bërë në vitin 1893 nga një kimist amator dhe një entuziast i fotografisë. Robert Cornelius nga Filadelfia kishte vendour kamerën e tij në pjesën e prapme të dyqanit të familjes kur bëri këtë ‘selfie’.

Ai mori imazhin duke hequr kapakun e lentes dhe pastaj duke u futur në kornizë ku ai u ul për një minutë para se të mbulonte sërish lenten.


Opmerkingen


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page