top of page
123.jpg

Më në fund, shkencëtarët zbulojnë sekretin e dobësimit!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 17, 2017
  • 1 min read

Sapo ka ardhur një konfirmim i fundit nga shkencëtarët!

Ky është studimi i parë që sugjeron se stërvitja ndërkohë që je i uritur ka efekte afatgjatë në shëndetin e njeriut.

Menjëherë pasi keni ngrënë, trupi është shumë i zënë me procesin e përpunimit të ushqimit që keni konsumuar dhe nuk është i fokusuar tek djegia e kalorive.

Prandaj stërvitja menjëherë pasi keni ngrënë nuk do t’ju ndihmojë të humbni asnjë kilogramë të tepërt tek indet dhjamore, që janë përgjegjës për obezitetin.

Në vend të tij, trupi përdor si burim energjie karbohidratet e konsumuara dhe jo dhjamin që njerëzit duan të djegin.

Vajtja në palestër ndërkohë që jeni në gjendje ‘esëll’ ju ndihmon të digjni dhjamin dhe ta ktheni atë në muskuj, thonë ekspertët.

“Kjo do të thotë se stërvitja në gjendje esëll mund të provokojë më shumë ndryshime të favorshme në indin dhjamor dhe mund të jetë më fitimprurëse për shëndetin.” Gjatë studimit, të publikuar tek Revista Amerikane e Psikologjisë – Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, hulumtuesit shkencorë studiuan një grup meshkujsh mbipeshë. Ata ecën për 60 minuta me stomakun bosh, dhe për të njëjtën periudhë kohe, dy orë pasi kishin ngrënë një mëngjes të bollshëm në karbohidrate.

Ekspertët u morën mostra të gjakut dhe indit dhjamor pas ngrënies ose gjendjes esëll, si dhe para dhe pas stërvitjes.

Ata zbuluan se pasqyrimi i gjenit në indin dhjamor ndryshonte dukshëm tek të dyja eksperimentet. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page