IHMK- Ky është parashikimi i motit për vikend
- rilindjashqiptare
- May 19, 2017
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë në vikend.
Ka ndryshuar situata sinoptike, kështu që gjatë vikendit, kryesisht pasditen e së shtunës dhe ditën e diel parashihet të ketë çrregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.
Comments