top of page
123.jpg

Klima krijoi njeriun. Njeriu lindi në Ballkan (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 23, 2017
  • 1 min read

Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni u bë në Afrikë. Por një ekip studiuesish gjermanë, nga Qendra “Senckenberg” për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP), hedhin një ide të re. “Vendlindja e njerëzimit - sipas tyre, - nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa, e më saktë Ballkani”. Ekipi studimor, i udhëhequr nga Madelaine Behme, shqyrtoi mbetjet e vetme nga hominidi “Graecopithecus Freybergi”, të cilit shkencëtarët i referohen si “El Graeco”. Bëhet fjalë për dy fosile: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari. Struktura e brendshme e tyre u arrit të shihej përmes tomografisë kompjuterike. Pas një analizimi të kujdesshëm, studiuesit kanë dalë në përfundimin se, fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, specia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç. Nisur pikërisht nga pjesa e nofullës dhe dhëmbi, shkencëtarët hedhin idenë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorike dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej, e jo në Afrikë, por në pjesën lindore të Detit Mesdhe. “Deri në njëfarë pike, kjo mund të konsiderohet si një hallkë e re e munguar, që vjen në vëmendjen tonë”, thotë profesor Nikolai Spassov, i Akademisë bullgare të Shkencave. “Megjithatë, hallka që mungojnë do të ketë gjithmonë, - vazhdon ai, - sepse evolucioni është një zinxhir i pafundëm formash pasuese”. Në bazë të madhësisë së nofullës, supozohet se “El Graeco” peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. Shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni, ka gjasë të jenë bërë ndryshimet e forta klimatike.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page