Këshilla e një qytetari: Ja çfarë duhet të bëni kur t’i shihni politikanët në TV
- rilindjashqiptare
- May 23, 2017
- 1 min read

Në emisionin Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, gazetari Rilind Matoshi, është inkuadruar drejtpërdrejtë nga Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe ka realizuar intervista me qytetarë në kohën kur përfaqësues të partive politike ishin në studio të Klan Kosovës.
Një nga të intervistuarit ka dhënë edhe një këshillë për qytetarët.
“Këshilla ime është të gjithë qytetarët duhet ta ndalin televizorin kur t’i shohin politikanët, sepse do t’u bënte mirë edhe për shërimin e shumë sëmundjeve”, ka thënë ai, pos tjerash.
Qytetari i revoltuar ka thënë se “politikanët luajnë me ne si me gratë e tyre”.
Comments