top of page
123.jpg

Gjashtë arsye pse zgjoheni të lodhur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 24, 2017
  • 1 min read

Cilësia e gjumit ndikon në produktivitet dhe në humor dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo.

Nëse prej kohësh zgjoheni të lodhur, duhet të lexoni arsyet e mëposhtme.

Acidi refluks

Nëse vuani nga acidi refluks mund të ndodhë të zgjoheni disa herë brenda natës duke bërë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të keni një shije të hidhur në gojë, transmeton KP.

Bruksizëm

Nëse gjatë natës ju kërcisni dhëmbët, gjendje e njohur me termin bruksizëm, në mëngjes do të ndiheni të lodhur dhe në rastin më të keq do të zgjoheni me dhimbje koke.

Gërhitja

Ashtu si bruksizmi, gërhitja gjithashtu mund t’ju shterojë energjitë gjatë natës.

Konsumi i alkoolit

Është e vërtetë që pirja e alkoolit mund të nxisë përgjumje, por ekspertët thonë se alkooli mund të prishë ciklet tuaja normale të gjumit.

Pozicioni i gabuar mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje shpine qafe e koke

Përdorimi i telefonit, tabletit apo laptopit natën mund të shkaktojë gjithashtu lodhje në mëngjes. Kjo ndodh për shkak të ngjyrës blu që emeton ekrani i celularit apo i pajisjeve të tjera, e cila pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page