Nëse doni të bini shpejt në peshë, shtrydhini perimet
- rilindjashqiptare
- May 29, 2017
- 1 min read

Nëse keni vendosur të humbni peshë, atëherë ju sigurisht e dini se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është duke kombinuar ushtrimet me një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori.
Në vend të lëngjeve të frutave, më mirë është të konsumoni lëngje perimesh, ka treguar një studim i ri. Lëngjet e perimeve ndihmojnë në rënien më të shpejtë në peshë.
Gjatë studimit, kërkuesit u thanë 81 personave mbipeshë që të fillonin një dietë me fruta, perime, drithëra dhe mish me përqindje të ulët të dhjamit. Rezultati ishte se personat që konsumuan çdo ditë një gotë lëng perimesh, për një periudhë tre-mujore, arritën të humbitnin 1.5 kilogramë më tepër se personat që ishin me regjim të njëjtë të ushqimit, por që nuk pinë lëng perimesh.
Kërkuesit arritën në përfundimin se lëngu i perimeve kishte aftësi për t’i ngopur pjesëmarrësit, ndaj ata prireshin të hanin më pak ushqim.
Lëngjet e perimeve
Pa marrë parasysh nëse i shtrydhni ato vetëm ose i përzieni me perime të tjera apo fruta, këto perime (lakra, lakra jeshile, brokoli ose lulelakra) do të jenë më të efektshëm në luftimin e peshës tuaj dhe mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg toksinat është me këto.
Perimet janë të pasura me fitonutriene natyrale që janë perfektë për uljen e sasisë së yndyrës në trupin tuaj, për uljen e inflamacionit dhe për kontrollimin e sheqerit në gjak, për balancimin e nivele të hormoneve si dhe rritjen e metabolizmit./arbresh.info
Comments