top of page
123.jpg

Situatat e përditshme që zbehin jetën seksuale të një çifti

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 31, 2017
  • 2 min read

“Truri është organi më i rëndësishëm i seksit në trupin e njeriut”.

Kjo shprehje tepër e njohur përmban një të vërtetë të madhe. Organet seksuale të shëndetshme, nivelet e duhura të hormonit dhe aftësia për t’u eksituar nuk garantojnë një jetë seksuale të mirë. Por janë edhe disa faktorë të tjerë që mund të ndërhyjnë në jetën seksuale të një çifti, shkruan Shendeti.com.

Marrëdhëniet në çift: Tensionet dhe largësia emocionale mund të minojnë jetën seksuale të një çifti. Konfliktet s’kanë lidhje me seksin, po ashtu si dhe financat dhe rritja e fëmijëve, gjithsesi mund të jenë në rrënjë të problemeve seksuale. Dhe një gjë e tillë vepron dhe anasjelltas: një problem seksual e pengon një çift që të mirëkuptohet.

Problemet personale: Një person mund të jetë i shqetësuar se mënyra se si ai kryen marrëdhënie seksuale nuk është e duhura ose e kënaqshme. Kjo ndjenjë theksohet edhe më shumë te burrat dhe gratë pasi kalojnë të 50-at.

Vetëvlerësimi dhe vetëshikimi i trupit: Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë një njeri të ndihet më pak joshës. Vitet që kalojnë e rëndojnë trupin. Lindja e fëmijëve, ushqimi jo i mirë, marrja peshë apo rënia e flokëve e bëjnë një person të ndihet më pak i/e dëshiruar. Një ndjenjë e tillë mund të ndërhyjë në bërjen dashuri dhe mund ta pengojë një person në nisjen apo përgjigjen e ngacmimeve seksuale nga partneri.

Pritshmëria dhe përvojat e kaluara: Seksualiteti juaj është një çështje juaja që nga lindja, por historia juaj familjare, kultura, mediat, kolegët formësojnë sjelljen tuaj ndaj seksit. Për disa njerëz, kjo histori i bën që ta shijojnë jetën e tyre seksuale. Për të tjerë, thjesht i ndërlikon marrëdhëniet.

Stresi dhe ndryshimet në stilin e jetës: Stresi dhe lodhja mund ta bllokojnë lehtë jetën tuaj seksuale. Stresi mund të vijë nga çdo drejtim – përballja me fëmjët, problemet financiare, prindërit që plaken, çështjet shëndetësore, problemet e karrierës etj. Kërkesat gjithnjë në rritje mund t’ju pengojnë ju dhe partnerin tuaj për të shijuar marrëdhënien tuaj. /Lajmi.net/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page