top of page
123.jpg

Peshkimi më i çmendur që keni parë ndonjëherë (VIDEO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 3, 2017
  • 1 min read

Ekziston një fshat i thatë me emrin Bamba, mbi një bjeshkë të thatë në Mali, ku bëhet një peshkim jo i zakonshëm.

Kjo pjesë e botës ka një thatësi të madhe me mungesë të ujit. Aty ndodhet një liqen përplot me peshqi të llojit mustak, ku peshkimi është i ndaluar deri në kohën e mbajtjes së një riti të veçantë nga banorët e këtij fshati.

Pë çdo vit në këtë vend mbahet një spektakël i veçantë, që banorët e quajnë “Riti Antogo”, gjatë të cilit, në një atmosferë të tensionuar, me qindra njerëz hidhen njëkohësisht në liqen për të zënë duarthatë sa më shumë peshqi që ata munden.

Ky peshkim mjaft i tensionuar, që njihet edhe si peshkimi më i çmendur në botë, zgjatë rreth 15 minuta, ndërsa atmosfera që krijohet gjatë tij është e papërshkrueshme.

Liqeni i vogël i shenjtë, me përmasat e një pishine olimpike, ka mbetur si kujtim i kohëve kur ky rajon ishte shumë i plleshëm.

Në ditën kur mbahet “Riti Antogo”, banorët e fshatrave përreth, të rinj e të vjetër, të pajisur vetëm me shporta, të punuara me dorë, hidhen në liqen për të zënë peshqi. Femrat ndërkaq, nuk guxojnë të marrin pjesë në peshkim, sepse konsiderohen të papastra për shkak të ciklit menstrual./gazetametro.net


Kommentarer


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page