top of page
123.jpg

Shpejt dhe lehtë: Bukë e shijshme misri – (Receta)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 5, 2017
  • 1 min read

Njëra nga përparësitë e kësaj recete për bukë misri është përgatitja e thjeshtë.

Përbërësit:

150 g miell misri 600 g miell të butë të thjeshtë 1 qese pluhur simitesh ½ lugë e vogël sodë buke 3 lugë të vogla kripë 1 dl vaj ulliri 600 ml ujë të vakët 1 vezë

Përgatitja:

1. Përzieni miellin e thjeshtë, miellin e misrit, pluhurin e simiteve, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni vajin e ullirit dhe me ujë ngjisheni brumin.

2. Furrën ngroheni në 250 gradë, dhe kur të ngrohet uleni temperaturën në 200 gradë.

3. Bukën lëreni në tepsi të lyer me vaj dhe lyeni me një vezë.

4. Piqeni rreth 45 minuta në 200 gradë. 5. Kur të jetë buka e gatshme, mbulojeni me një leckë dhe lëreni të ftohet. /Telegrafi/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page