top of page
123.jpg

Shenjat treguese që trupi po vuan nga nivelet e larta të acidit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 6, 2017
  • 1 min read

Trupi i njeriut është një sistem i balancuar i kimikateve, baktereve dhe qelizave. Niveli i pH është ai që ju tregon se sa i shëndetshëm jeni.

Nëse stomaku kërkon aciditet të lartë për të tretur ushqimet, sistemi imunitar kërkon një mjedis alkalin.

Organizmi është në ekuilibër kur pH është rreth vlerës 7, por shpesh trupi futet një gjëndje acidike që nuk është aspak e shëndetshme dhe mund të ketë jo pak efekte negative. 4 shenjat e mëposhtme paralajmërojnë se trupi juaj po lufton të ribalancojë mjedisin tepër acid.

1 – Pesha e tepërt

Duke pasur shumë acid në trupin tuaj, prodhohet më shumë insulinë . Kjo gjendje bën që trupi të ruajë masën yndyrore duke jua bërë më të vështirë humbjen e peshës.Metabolizmi juaj punon më mirë në një mjedis alkalin, ndaj kur nivelet e acidit rriten, metabolizmi është më i avashtë.

2 – Dobësi e kockave

Trupi merr lëndë ushqyese – si kalciumi – nga kockat tuaja në përpjekje për të luftuar aciditetin e lartë. Kjo gjë ju shkakton dhimbje kockash dhe rrit rrezikun e osteoporozës.

3 – Ndjeshmëri e lartë e dhëmbëve

Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se aciditeti i lartë në trup mund të dëmtojë dhëmbët. Nëse nuk mund të hani ushqime të ftohta ose të nxehta, pasi ndjeni mpirje në dhëmbë, kjo mund të jetë një shenjë e aciditetit të lartë.

4 – Probleme me gjumin

Kjo është shenja e fundit që ju tregon se trupi juaj po vuan nga nivelet e larta të acidit. Kjo gjë lidhet me arsye e dytë, pasi mungesa e kalciumit shkakon probleme me gjumin. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page