top of page
123.jpg

Blini mjaltë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 10, 2017
  • 3 min read

Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur.

Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre.

Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga të mira e përdorimit të mjaltit:

Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.

Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.

Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.

Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia). Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.

Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.

Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.

Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

Mjalti largon ngërçin e nervave.

Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet. Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.

Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.

Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.

Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë do të vërehet përmirësimi.

Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. “

Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.

Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet./Lajmi.net/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page