top of page
123.jpg

Shkenca tregon se si uji ndikon në rënien në peshë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 10, 2017
  • 1 min read

Që uji bën mirë për shëndetin, këtë e dimë tashmë dhe vazhdojmë ta dëgjojmë të na thuhet qindra herë.

Kemi dëgjuar të flitet edhe për rolin e tij në peshë por pa u thelluar shumë.

Cila është arsyeja e vërtetë që e bën ujin të ndikoj në rënien në peshë?! Sepse pastron?

Jo, përgjigjja është një tjetër…

Mund të humbasim disa centimetra në perimetër, thjeshtë duke pirë ujë, dhe e gjithë kjo ka të bëjë me një proces që quhet termogjenez, ose prodhimi i nxehtësisë nga trupi, shkruan Living.al.

Për të prodhuar nxehtësi, trupi duhet të harxhoj energji dhe këtu hyn në lojë humbja e peshës.

Studimet kanë treguar që ka një lidhje mes termogjenezës dhe ujit. Kështu provohet se duke pirë 500 ml ujë, ‘butoni’ i metabolizmit aktivizohet në masën 30%, 10 minuta pasi ke pirë ujë dhe zgjat 30-40 minuta më pas. Rritja e energjisë dhe diegja e kalorive ndodh për shkak të tjetërsimit të temperaturës sëë ujit në 37 gradë.

Sido që të jetë, ne e pimë një gotë të madhe ujë!

Bëjeni edhe ju! Nëse keni kohë t’i shtoni ujit erëza të freskëta ose fruta të prera në copa, do t’i shtoni vitaminat dhe do ta shijoni më tepër.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page