Me iOS 11, iPhone mund t'i përgjigjet automatikisht thirrjeve (Foto)
- rilindjashqiptare
- Jun 14, 2017
- 1 min read

Në iOS 11 është shtuar një funskion i ri "Auto-Answer Calls", që na lejon t'i përgjigjemi automatikisht telefonatave pas një numër të caktuar sekondash.
Mjaft i nevojshëm nëse nuk jemi në gjëndje të përgjigjemi manualisht pasi mund të jemi duke kryer ndonjë punë dhe i kemi duart e zëna.
Ky funksion është i disponueshëm në menynë Settings, në kategorinë Accessibility, përcjell iphonealbania.
Bëhet fjalë për një timer të thjeshtë që është në gjëndje të llogarisë sekondat që duhet të kalojnë përpara se sistemi të mund t'i përgjigjet automatikisht telefonatave.
iOS 11 lëshohet në vjeshtë.


Comentarios