top of page
123.jpg

Metodat natyrale si të qetësoni djegiet nga dielli në kushte shtëpie

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 15, 2017
  • 1 min read

Rrezet UVA janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës që mund të jenë të gradës së parë të dytë e të tretë.

Ndonëse të gjithë e dinë që dielli është armiku i lëkurës, tundimi për të patur një lëkurë ngjyrë çokollatë është i madh.

Aftësia për t’u nxirë varet nga përqëndrimi i melaninës ndaj shumë prej nesh përfundojnë të djegur pas disa minutave të kaluara në diell. Më poshtë do të rendisë disa metoda natyrale se si të trajtoni djegien nga dielli në kushte shtëpie, shkruan Living.al.

Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur. Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.

Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë ! çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.

Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin. Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën.

Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur. Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page