Moti për pesë ditë
- rilindjashqiptare
- Jun 19, 2017
- 1 min read

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë celsius në ditët në vijim.
Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.
Comments