top of page
123.jpg

Ja çka ndodh nëse e gëlltisim çamçakëzin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 20, 2017
  • 1 min read

Të gjithëve na ka ndodhur pa dashje të gëlltisim çamçakëz, ndërsa mitet të cilat përhapen për atë çka ndodh pastaj, si për shembull – “do të ngjiten zorrët”, shpesh na shqetëson.

Gastroenterologia dr. Lisa Ganxhhu për Basfid zbulon çka më saktë ndodh kur do të gëlltisim çamçakëz dhe nëse ekziston arsye për t’u brengosur.

“Trakti jonë i tretjes është jashtëzakonisht i fuqishëm. Nëse mund të përpunojë një pjesë mish, atëherë mundet edhe një çamçakëz. Kur ai do të hyjë njëherë brenda, do të dalë si gjithçka tjetër. Nuk ekziston periudhë kohore për përpunimin e çamçakëzit, sepse kjo varet nga njeriu individualisht”, thekson drejtoresha dhe përmend se dallimi i vetëm është në atë që çamçakëzi nuk zbërthehet tërësisht, për shkak të specifikave të tij.

Megjithatë, Ganxhhu rekomandon që kjo të mos na ndodh shpesh, sepse megjithatë, çamçakëzi mund të bllokohet në ezofag dhe të shkaktohen probleme serioze.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page