top of page
123.jpg

Problemet shëndetësore që lidhen me mungesën e zinkut, ja shenjat paralajmëruese

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 23, 2017
  • 1 min read

Zinku është një mineral përmes të cilit trupi lufton infeksionet dhe prodhon qelizat e reja.

Zinku gjithashtu luan një rol jetësor në shërimin e plagëve dhe krijimin e ADN-së, shkruan Living.al.

Megjithëse nuk është kërcënuese për jetën, një mangësi e zinkut mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për gratë shtatzëna ose ato që janë në gji. Më poshtë ne do të rendisim të gjitha shenjat paralajmëruese të mungesës së zinkut.

1) Prekeni rregullisht nga infeksionet

Zinku është jetësor për një sistem të shëndetshëm imunitar dhe një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së tij është tendenca për të zhvilluar infeksione – qoftë virale apo bakteriale.

2) Dhimbje që nuk largohen

Nëse plagët e hapura kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar apo thjesht trupi ju përshkohet nga një dhimbje konstante e pashpjegueshme, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me zink.

3) Rënia e flokëve

Rënia e flokëve dhe hollimi i tyre është shenja më kuptimplotë e mungesës së zinkut. Vetëm në rastet kur kjo shenjë shoqërohet me simptomat e tjera, atëherë është shenjë e mungesës së zinkut (sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë) sepse në rast se nuk përjetoni shenjat e tjera mund të jetë nga një problem tjetër shendetësor.

4) Diarre. Kjo është një simptomë e zakonshme e mungesës së zinkut dhe sipas Klinikës Mayo ka prova të forta shkencore se shtesat e zinkut trajtojnë diarenë tek fëmijët.

5) Mungesa e zinkut në regjimin ushqimor të fëmijëve ndikon në procesin e rritjes.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page