top of page
123.jpg

Shokuese: Delja lind krijesën e pazakontë, banorët në panik (FOTO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 22, 2017
  • 1 min read

Fshatarët e tmerruar kanë jetuar me frikë pasi një dele ka lindur një krijesë të çuditshme, që për të moshuarit është gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë dhe se ajo sipas tyre është e dërguar nga djalli.

Shumë prej 4 mijë banorëve dhe fermerëve të Lady Frere në Provincën Lindore të Afrikës së Jugut, janë të bindur se magjia tek kafsha ka çuar në lindjen e krijesës.

Paniku tek banorët qe aq i madh, saqë Departamenti i Zhvillimit Rural i Kepit Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza, ndërsa fotografitë u përhapën me shpejtësinë e zjarrit.

Shefi Drejtor i Shërbimeve Veterinare Dr Lubabalo Mrwebi pranoi se në shikim të parë qengji i cili ka lindur i vdekur i ngjante një qenieje njerëzore por nuk kishte pjesët e njeriut.

Mrwebi tha se delja mund të jetë infektuar në fazat e para të shtatzënësisë nga ethet e “Rift Valley”.

Vlen të përmendet se një dele ka 28 çifte kromozomesh, ndërsa njerëzit kanë 23 çifte të tilla dhe kjo bën që bashkimi i vezëve të deles me spermën e njeriut të mos fekondohen.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page