top of page
123.jpg

Shtëpi e pastër në tetë minuta, ja çka duhet të bëni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 25, 2017
  • 2 min read

E kujt nuk i ka ndodhur që të marrin një telefonatë apo një mesazh të papritur ku i thonë se po vijnë miq të papritur në shtëpi.Por si tia bësh nëse shtëpia duket si e sapo dalë nga lufta mes jush dhe papastërtisë? Mos u trembni, autorja Courtenay Hartfort në librin e saj “Manuali i pastrimit të ninxhës”, ka një zgjidhje se si të pastroni shtëpinë në vetëm tetë minuta.

Ja çfarë të bëni minutë pas minute:

Minuti i parë- Kujdesuni që shtëpia të ketë erë të mirë Aroma në shtëpinë tuaj do të bëjë të gjithë ndryshimin. Nëse nuk keni kohë për gjë tjetër, kjo duhet të jetë gjëja e parë. Për komoditet mbani gjithnjë qirinj aromatikë apo spraj të parfumosur.

Minuti i dytë- Lironi banakun e kuzhinës Meqë miqtë mund të hanë diçka ose të pijnë në kuzhinë, ajo duhet të duket sa më e pastër të jetë e mundur. Si fillim lironi banakun, që për autoren do vetëm 10 sekonda. Më pas enët e palara, hidhini në lavaman, vendosni bllokuesin e daljes së ujit dhe mbusheni me ujë, hidhni dhe pak ilaç enësh dhe ja, sapo keni fshehur pjatat tuaja të palara.

Minuti i tretë- Lironi tavolinën e mesit Janë të njëjtat këshilla si lirimi i banakut të kuzhinës. Hiqni çdo rëmujë mbi të.

Minuti i katërt- Hiqni rrëmujën e soxhornos Çfarë lloj rrëmuje keni? Lodra? Rroba? Pjata dhe gota të palara? Niseni me pjatat dhe gotat, vendosini afër kuzhinës e më pas hiqni të tjerat. Përsa i përket objekteve, niseni me ato më të mëdhatë, dhe fshihni ç’të mundni.

Minuti pestë- Merrni peshqirin e banjës dhe bëni një kalim të shpejtë mbi sipërfaqet Merrni peshqirin e përdorur të banjës, jepini një fshirje të lehtë lavamanit të banjës dhe sipërfaqes përreth dhe hidheni në koshin e rrobave të palara. Më pas vendosni një peshqir të pastër për miqtë.

Minuti i gjashtë- Pastroni me shpejtësi WC-në Tani do të keni një banjë që nuk do të trembë miqtë. Sigurisht mund të ketë lodrat e vaskës të hedhura në tokë por e rëndësishme është që WC është e pastër.

Minuti i shtatë- Merrni plurat e kuzhinës dhe soxhornos Për ti marrë pluhurat shpejt përqëndrohuni tek sipërfaqet e errëta se ato e tregojnë më shumë pluhurin. Mobilje me dru të errët, televizorët, ambazhurët.

Minuti i tetë- Jepini një të fshirë sipërfaqeve dhe objekteve Fshini çdo dysheme apo sipërfaqe që do të prekin miqtë tuaj, tavolinë, karrige, tabaka, duke hequr gjurmët që ngjiten.


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page