top of page
123.jpg

Ja përse duhet të shkoni në plazh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2017
  • 1 min read

Rrezet e diellit janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe frekuentimi i plazhit rrit thithjen e tij, nga ana tjetër edhe rëra ka efektet e saj pozitive.

Mjekët japin argumentet se përse frekuentimi i plazhit është domosdoshmëri.

Rëra është një eksfoliant natyror – A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët e juaja.

Ndihmon pacientët me artrit reumatik – Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave tek ata me artrit reumatik, sipas një studimi.

Rrezet e diellit zbusin depresionin – Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresiv në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesëmarrësit e studimit ka ndikuar në humorin e tyre.

Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës – Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës andaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.

Zvogëlon nivelet e stresit – Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike.

Mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page