top of page
123.jpg

Nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme në Maqedoni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 27, 2017
  • 1 min read

Në shkollat e mesme publike në Maqedoni nesër dhe pasnesër (28 dhe 29 qerhsor) është afati i parë i paraqitjes dhe regjistrimit në afatin regjistrues të qershorit. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 30 qershor.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik, ndërkaq rezultatet do të shpallen më 4 korrik.

Dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe kriteret dhe kushtet janë përmbajtur në Konkursin të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës e shpalli në fund të marsit dhe është vendosur në ueb-faqen e saj (www.mon.gov.mk).

Paraqitja e dytë e afatit regjistrues të qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 5 korrik, ndërkaq rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do tpë kumtohen më 6 korrik.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 24 gusht, ndërkaq rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të kumtohen më 25 gusht.

Shkollat të cilat në të dy afatet regjistruese nuk do t'i plotësojnë vendet e caktuara të nxënësve për regjistrim do të

vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht 2017.

Për shkak të heqjes së testimit ekstern, janë bërë ndryshime në Konkursin e shpallur në të cilin janë fshirë kushtet lidhur me rezultatet nga kontrollimi ekstern i arritjes së suksesit të nxënësit./MIA/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page