top of page
123.jpg

Më pak stres nëse flini me personin që doni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2017
  • 1 min read

Psikologët na kanë treguar me qindra herë se nëse çiftet përqafohen me njëri tjetrin derisa flenë, japin një indikacion ose shenjë të një lidhje dashurie shumë të afërt me besim të ndërsjellë.

Por duket se të flesh e përqafuar me të dashurin është një gjë e mirë për shëndetin, pra ju bën mirë.

Studiuesit në Universitetin e Pittrsburghit sipas hulumtimeve të tyre kanë gjetur së fjetja duke u përqafuar me njeriun që doni ul nivelet e kortizolit ashtu si edhe e zvogëlon hormonin e stresit në gjakun tuaj. Kjo me shumë gjasë ndodh pasi njerëzit ndjejnë siguri derisa flenë kështu. Në të njejtën kohë, ngritja e nivelit të kortizolit në gjak mund të sjellë depression, sëmundje të zemrës dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët kanë thënë gjithashtu se të flesh në këtë pozicion ndihmon trupin që të prodhojë oxytocin, që është hormoni i dashurisë që është përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar dhe përshpejtimin e metabolizmit tuaj.

Andaj, me gjithë këto arsye, duket se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e mirë, por edhe ndjenjë që i bën shëndetit tonë mirë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page