top of page
123.jpg

Zbulohet çelësi për trajtimin e dhimbjeve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2017
  • 2 min read

Duke përdorur minj të modifikuar gjenetikisht për t’iu munguar një kanal nervor i cili ua mundëson njerëzve dhe kafshëve të ndjejnë dhimbje, studiuesit e zhvilluan një metodë trajtuese me dy ilaçe për të cilën mendojnë se do t’i ndihmojë njerëzit të cilët kanë dhimbje kronike, transmeton koha.net.

Qelizat nervore përdorin kanale të ndryshme për të komunikuar me sistemin nervor, duke përfshirë edhe sinjalizimin e dhimbjes. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se kanali i natriumit Nav1.7 është i rëndësishëm në mënyrë specifike për ta sinjalizuar dhimbjen, dhe njerëzit e lindur me Nav1.7 jofunksional nuk ndiejnë dhimbje.

Bllokuesit e kanalit me spektër të gjerë nuk janë të mirë për përdorim afatgjatë për shkak të mpirjes së plotë dhe efekteve anësore që zhvillohen gjatë periudhave të gjata të përdorimit, dhe opioidet krijojnë shumë varshmëri dhe shkaktojnë efekte anësore, gjë që i ka bërë studiuesit ta kërkojnë një mënyrë për ta rikrijuar artificialisht gjendjen e rrallë të jetesës pa dhimbje.

Hulumtuesit besonin se njerëzit me mutacion kanë nivele më të larta se normale të opioideve natyrore, të cilat ata i konfirmuan si në minj ashtu edhe njerëz, gjë që kombinohet me mungesën e Nav1.7 funksional për ta parandaluar dhimbjen – duke çuar në kombinimin e trajtimit të cilin hulumtuesit planifikojnë ta patentojnë dhe zhvillojnë.

"Pas një dekade të provave zhgënjyese të ilaçit, tani e kemi konfirmimin se Nav1.7 vërtetë është një element kyç në dhimbjen njerëzore," tha John Wood, profesor në kolegjin universitar në Londër, në një njoftim për shtyp. "Përbërësit e fshehtë doli të jenë peptidet e opioideve, dhe ne tani e kemi paraqitur kërkesën për patentim për kombinimin e opioideve me dozë të ulët me bllokues Nav1.7. Kjo duhet ta përsërisë ndjenjën pa dhimbje të përjetuar nga personat me mutacione të rralla, dhe ne tashmë e kemi testuar me sukses këtë qasje në minjtë e pamodifikuar."

Së pari, hulumtuesit u dhanë minjve pa nalokson Nav1.7, një bllokues opioidi, dhe zbuluan se brejtësit mund të ndjejnë dhimbje. Pastaj ata e bënë të njëjtën gjë me një grua 39-vjeçare e cila nuk ka kanale funksionale Nav1.7, dhe ajo ndjeu dhimbje për herë të parë në jetën e saj.

Wood tha se ekipi i tij shpreson t’i fillojë provat në njerëz në vitin 2017 për t’i testuar opioidet e nivelit të ulët - më të ulëta se që besojnë se do të krijojnë varshmëri - të kombinuara me bllokimin Nav1.7, me shpresën se me sukses do t’i zgjidhin çrregullimet e dhimbjes.

Studimi është publikuar në Nature Communications.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page