top of page
123.jpg

Moti do të ketë surpriza, ja si pritet të variojnë temperaturat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 2, 2017
  • 1 min read

Kjo fundjavë nuk do të jetë shumë e nxehtë pasi temperaturat do të pësojnë rënie me 7 gradë celcius nga 41 gradë që u shënua gjatë ditës së sotme.

Megjithatë sinoptikanët paralajmërojnë vala e të nxehtit do të rikthehet në korrik, i cili do të jetë edhe muaji më i nxehtë i kësaj vere.

E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41 gradë celcius.

Por nga e shtuna termometri do të pësojë ulje me rreth dy gradë rënie që do të te pasojë edhe në ditët në vijim sipas sinoptikanes Lajda Porja.

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë 30-33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë.

Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet në Korrik, sinoptikanja Porja ju njofton se ky do të jetë muaji më i nxehtë i verës.

Kjo verë parashikohet të jetë me temperatura më të larta se normalja por më e nxehtë ka qenë vera e viteve 2015 dhe 2016. Edhe në rang global kjo verë do të jetë ndër më të nxehtat.

Por temperaturat e larta prekin më së shumti pjesën jugore-juglindore te Europes, pasi pjesa tjetër e kontinentit do te përjetojë gjate kësaj vere alternim te ngjarjeve te ndryshme ekstreme te motit, si stuhi, rrebeshe, përmbytje po edhe vale te shkurta te nxehti. /abc news/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page