Pas vapës përvëluese, e diela vjen me rrebeshe shiu, zonat e rrezikuara
- rilindjashqiptare
- Jul 2, 2017
- 1 min read

Kthjellimet dhe vranësirat do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit të dielën. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore veriore dhe verilindore rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me të njëjtat kushte atmosferike dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të dominojnë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.
Moti i paqëndrueshëm do të dominoje për gadishullin e Ballkanit ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, herë pas here rrebeshe të shoqëruar me stuhi të forta ere dhe shkarkesa me rrufe.
Nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbetet situata e motit për Europën verilindore.
Comments