top of page
123.jpg

Kjo është dita dhe stina kur femra e meshkuj e kanë mendjen vetëm te sexy

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 2, 2017
  • 1 min read

Kur vjen puna tek seksi, çdo natë është e duhura, por studimet e fundit kanë treguar se pavarësisht dëshirës që s’mungon kurrë, është një periudhë në të cilën njerëzit e kanë mendjen tek seksi më shumë se në çdo kohë tjetër.

Dhe po, ashtu siç po e mendoni dhe ju është pikërisht vera. Vëzhgimet e bëra nga kompania britanike “Lovehoney” kanë treguar se duke filluar që nga dita e djeshme (1 korrik) është hapur zyrtarisht sezoni i seksit.

Sigurisht, janë disa faktorë të cilat bëjnë që gjatë muajve të verës dëshira për të kryer marrëdhënie është shumë herë më e madhe se në çdo kohë tjetër. Temperaturat rriten, njerëzit vishen gjithnjë e më pak, adrenalina shtohet dhe dëshira për aventura seksuale gjithashtu. Dhe këtë e mbështet fakti se i njëjti studim, pohoi se muaji Nëntor ishte periudha kur çiftet e reduktojnë shumë shpeshtësinë e seksit, ndjekur sigurisht nga Janari i acartë, në të cilën jemi të justifikuar.

Madje madje, dita e preferuar e shumicës së të rinjve ishte e shtuna, duke qenë se ndiheshin plotësisht të çliruar nga puna, angazhimet dhe nga fakti se të nesërmen nuk është e hënë, që siç mund të na e merrte mendja, është dita më pak e preferuar për seks. Vetëm 1 përqind e tyre, tregojnë se e hëna i intrigon edhe më shumë. Sa të papërtuar!/ Anabel/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page