top of page
123.jpg

iPhone 8 mund të duket kështu (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Kemi dëgjuar shumë thashetheme në lidhje me iPhone 8 nga Apple dhe ka pasur një numër të rrjedhjeve rreth dizajnimit të telefonit.

iPhone 8 është përfolur të shfaqë një skelet të çelikut me një xham mbi pjesën e prapme, plus një ekran xhami pa korniza. Projektuesi Martin Hajek ka dalë me disa koncepte të mëdha, shumë të mira, që shfaqin se si iPhone i ri i Apple mund të duket.

iPhone 8 është përfolur të vijë me një ekran OLED pothuajse pa korniza rrethuese dhe telefoni i Apple do të mundësohet nga një procesor i ri – ose Apple A11.

Pajisja me sa duket do të vijë me më shumë RAM se sa iPhone aktual dhe ajo gjithashtu do të merr një numër të përmirësimeve të tjera, që do të përfshijë një organizim të ri me kamera të dyfishta me një pozicionim vertikal.

Apple pritet të lansojë iPhone e tyre të ri dikur në shtator, së bashku me iOS 11 OS të tyre. Kompania do të lansojë poashtu dy iPhone të tjerë të cilët mund të përfundojnë duke u quajtur iPhone 7S dhe 7S Plus.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page