top of page
123.jpg

Miqësia, ilaçi kundër sëmundjeve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Kush gjen një mik, gjen një thesar thotë shprehja e famshme popullore. Por përveçse të gjesh miqësi, edhe ti mbash ato gjatë gjithë jetës apo të krijosh të reja, veçanërisht në një moshë të avancuar është mjaft thelbësore.

Këtë e tregon sot një studim që konfirmon se kjo lloj shoqërie mund të jetë një burim lumturie dhe mirëqënieje, ndonjëherë më shumë se ajo e familjes.

Studimi është bërë nga William Chopik i Universitetit të Miçganit dhe është publikuar në Personal Relationship.

Rezultatet e këtij studimi të kryer me 280 mijë njerëz në 100 shtete treguan se si lidhjet familjare dhe shoqëritë janë të lidhura me kushte më të mirë të shëndetit dhe mirëqënies në kompleks.

Madje me moshën, krahasuar me raportet familjare, shoqëritë bëhen edhe më të forta.

Nga studimi, ata që i kishin dhënë më shumë pikë rëndësie miqësisë në jetë kishin deklaruar një shëndet më të fortë. Dhe kjo, sipas autorit, edhe sepse ndonjëherë raportet me familjarët mund të jenë stresuese. /Lajmi.net/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page