top of page
123.jpg

Dema: Mungesa e kuadrove shkak i pezullimit të programave në UP

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2017
  • 2 min read

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se ende ky institucion i lartë arsimor, nuk ka pranuar ndonjë vendim nga Ministria për shifër të sakt të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-18.

Në Ora e Fundit, Dema tha se UP-ja nuk është vonuar as kësaj here në lidhje me procesin e pranimit të studentëve e po ashtu dhe të akreditimit të programeve të saj.

Dema tutje shtoi se disa programe mund të mbesin pa plotësuar për shkak se nuk ka të interesuar për atë lëmi, derisa pohoi se familjarët e dëshmorëve kanë vendet e tyre të rezervuar në Universitetin e Prishtinës, deri në 2% gjithësesi sipas rektorit duke mos anashkaluar aftësitë dhe shkathtësitë e askujt.

”Tashmë është stabilizuar numri dhe rritja e cilësisë. Program të akredituar kemi edhe numrin”.

”Fakulteti nuk përgatit asnjë kuadër të përjetshëm. Ne kemi dërguar nr sipas statutit të universiteti, ne nuk kemi pranuar asnjë vendim nga Ministri për aprovimin e ndonjë nr të studentëve”.

”Universiteti i Prishtinës nuk është vonuar. Të jeni të bindur se ajo me të njofshëm është i eliminuar. Disa programe na mbesin edhe pa u plotësuar numri sepse nuk ka të interesuar. Familjarët e dëshmorëve kanë vendet e rezervuar me 2%”.

”18 programe janë të cilat kemi vendosur për vitet e ardhshme akademike. Nuk janë pak sepse në Fakultetet e Inxhinierisë elektrike s’ka kuadro”.

”Ngritja e kritereve nuk ka plotësuar kushtet dhe prandaj jemi këtu. Kemi disa programe të cilat janë pezulluar por që do të akreditohen”.

”Ne jemi duke punuar e deri të premtën do të bëjmë një kërkesë për rishqyrtim të akreditimit të këtyre programeve”.

Dema në Ora e Fundit në prononcimin e tij përfundoi duke thënë se pezullimi i programeve mund të ndodh për shkak të mungesës së kuadrove.

”Programet bazike do të ruhen, ndoshta do të hiqen disa programe të tjera. Do të bëjmë disa lëvizje po punojmë me kapacitet të plotë. Kemi pesë programe për të cilat nuk kemi potencial e nuk kemi as mundësi të bartjes”.

”Faji kryesor për pezullimin e programeve është se nuk kemi kuadro. Ne jemi shumë të kufizuar, realisht jemi si servils që kryejmë punët mbi statusin e arsimit të lartë”.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page