top of page
123.jpg

FOTO/ “Gara sportive, femra seksi e milionerë”, Ja si do ndizet sonte Tirana!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 6, 2017
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në “Facebook’, se sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të parakalojnë makinat më luksoze në spektaklin “GUMBALL 3000”.

Pjesë e spektaklit do të jetë edhe DJ me famë botërore, AfroJack, i cili do të performojë në orën 19:00.

“Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon për herë të parë nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë

Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër në mesditë.

DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik”, shkruan Rama. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page