top of page
123.jpg

VIDEO/ Kameramani filmon me dron çiftin tek Lungomare...bie në pusetë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 8, 2017
  • 1 min read

Një kameraman që po flimonte një çift të sapomartuarish me dron në “Lungo Maren” e Vlorës është zhdukur në një pusetë aty.

Lajmin e bën të ditur vetë ai, duke dërguar videon te “Nisma Thurje”. Ai shkruan se ra në pusetë i tëri, pasi ato nuk kanë kapakë.

Kameramani, ka lënë edhe një mesazh.

"Pershendetje Nisma. Une qe po ju shkruaj jam nje nga tre cunat qe duken ne video ne krahun e majte te ciftit. Isha duke xhiruar me dron dhe duke ecur mbrapa rashe ne pusete (sic duket qarte ne video).

U vrava te kemba e krahu por me ruajti Zoti se aty kishte hekura. Edhe pse jam i gjate, u mbulova i teri ne uje dhe telefoni e telekomanda e dronit me mbeten aty. Ishte me shume se 120 cm uje dhe ju siguroj qe nese kishte rene nje femije, do te ishte mbytur aty.

Si ka mundesi qe te jene kaq te papergjegjshem keta qe drejtojne? Si inagurohen e hapen keto sheshe kur ka gropa qe mund te te marrin jeten dhe asnje sinjalistike? Po sikur te kishte rene ndonje femije? A nuk u mjaftoi nje jete qe e morren per shkak te ketyre gropave?"


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page