top of page
123.jpg

Çfarë duhet të bëni nëse ju kap ngërçi i këmbës derisa jeni në ujë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 8, 2017
  • 1 min read

Nëse gjatë notimit ju kap ngërçi në këmbë, është shumë me rëndësi që të qëndroni të përmbajtur dhe t’i kujtoni teknikat e vetëshpëtimit.

Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve. Kjo mund t’u ndodhë edhe notarëve më me përvojë, andaj është shumë me rëndësi që të dini se si të reagoni sa më parë.

Teknika më e mirë e vetëshpëtimit në situatë të tillë është Ligji i Arkimedit. Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.

Kjo teknikë ju mundëson që të qëndroni në sipërfaqe dhe të prisni ndihmën, transmeton Telegrafi.

Merrni frymë thellë dhe qëndroni shtrirë në shpinë, qëndroni maksimalisht nën ujë, ndërsa vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.

Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

Kini kujdes të merrni frymë thellë dhe t’ju jenë mushkëritë të mbushura me ajër, sepse ashtu krijoni notim plotësues.

Derisa jeni duke pritur ndihmën, shtrijeni muskulin e rënë ngërç 10 – 15 sekonda derisa të lirohet.

Pasi që t’ju kalojë duhet sa më parë të dilni nga uji, sepse situata mund t’ju përsëritet.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page