top of page
123.jpg

Çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 8, 2017
  • 2 min read

Duhet ta pranoni që për shumicën prej jush, fytyra është ‘’pasaporta’’ e parë me të cilën prezantoheni tek të tjerët. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse i kushtoni rëndësi ndoshta më të madhe mirëmbajtjes dhe pamjes së saj.

Kaloni disa orë në ditë duke u kujdesur për të duke nisur nga larja e parë çdo mëngjes pas zgjimit, trukimi, përdorimi i maskave të ndryshme dhe trajtimet në kushtë shtëpie ose qendra estetike.

Por, pavarësisht kësaj fytyra juaj nuk është gjithmonë në ditët e saj më të mira. Nëse deri më sot kemi pranuar shprehjen që sytë janë pasqyra e shpirtit, këshillojmë që të bëni pjesë tuajën edhe këtë ‘’Fytyra është pasqyra e shëndetit’’, shkruan Living.al.

Sytë, lëkura përreth tyre, goja etj mund t’ju sinjalizojnë disa problematika shëndetësore, të cilat nuk i njihnit më parë.

Sytë

Sipas Health, sytë e fryrë krijohen zakonisht si pasojë e mungesës së gjumit. Por, nëse po flini mjaftueshëm dhe nuk kaloni shumë kohë para kompjuterit, duhet t’i kushtoni rëndësi regjimit ushqimor, sidomos sasisë së kripës që konsumoni. Rrathët e zinj poshtë syve lidhen po ashtu me regjimin ushqimor, më saktë me intolerancën ndaj laktozës dhe drithërat. Konsumi i pakufizuar i alkoolit dhe pijeve energjitike ndikon po ashtu në skuqjen dhe fryrjen e syve.

Skuqje

Skuqja e fytyrës ndodh kur eksopozoheni për kohë gjatë në diell ose ndonjë burim tjetër nxehtësie. Por nëse vini re se e skuqura shoqërohet me kruajtje dhe irritim të lëkurës, duhet të tregoni kujdes me ushqimet që hani dhe me konsumin e pijeve me përmbajtje të kafeinës.

Nishanet

Në përgjithësi nishanet nuk janë asgjë për t’u shqetësuar, por mos harroni të kujtoni ABCDE-në e tyre: Asimetrike, Kufitare, Ngjyra, Diametri dhe Zhvillimi.

Lëkura e thatë

Lëkura e thatë zakonisht shkaktohet nga dehidratimi në të ftohtë për shembull, ose pas një dushi të nxehtë të papërshtatshme. Megjithatë, nëse lëkura juaj është vazhdimisht e thatë mund të jetë një shenjë e alergjive, hipotiroidizmit ose diabetit.

Njolla të verdha rreth syve

Këto njolla janë xhepa të lëkurës të mbushura me kolesterol të quajtur xanthelasmata dhe janë të padëmshme. Ata gjithashtu mund të hiqen nëse janë të shëmtuar. Sipas Reader’s Digest ato janë të lidhura me problematika shëndetësore të zemrës. Një studim në shkallë të gjerë në vitin 2011 zbuloi se pacientët me njolla të verdha rreth syve kishin 50%më shumë të ngjarë të pësojnë një atak në zemër gjatë dekadave të ardhshme.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page