top of page
123.jpg

Kështu mund të mbroni fytyrën nga bakteret

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 9, 2017
  • 1 min read

Toksinat e ndryshme të ambientit dhe përdorimi i produkteve kozmetike të pa certifikuara ndikojnë direkt në plakjen e lëkurës së fytyrës, si pasojë e mungesës së oksigjenimit të saj.

Për ta parandaluar këtë e rëndësishme që edhe fytyra t’i nënshtrohet një procesi detoksikimi dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Hudhra është një aleat i rëndësishëm në kujdesin për fytyrën pasi ka në përmbajtje antioksidantë, vitamina, minerale dhe përbërës me veti antiinflamatore si salicilina që lufton inflamacionet e ndryshme të lëkurës.

Përbërësit: 3 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle argjilë të bardhë , 3 lugë gjelle mjaltë dhe ujë trëndafili.

Qëroni fillimisht hudhrat dhe shtypini me frulator derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni më pas argjilën e bardhë, mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen e avashtë të përbërësve. Shtoni pak ujë trëndafili në mënyrë që maska të bëhet më e ujshme.

Pasi maska të jetë lidhur e gjitha, është koha të pastroni fytyrën nga triku i përditshëm. Aplikoni maskën me gishta ose me një penel në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, kujdes me sytë pasi hudhra ka sulfat zinku që mund të krijojë iritime. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Pas maskës përdorni hidratuesin e zakonshëm ose vaj kokosi.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page