top of page
123.jpg

Njerëzit me këtë grup gjaku i përkasin një race jashtëtokësore, thuhet sipas një teorie të re

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 9, 2017
  • 2 min read

“Nëse njerëzimi evoluoi nga i njëjti paraardhës afrikan, atëherë gjaku i të gjithëve do të ishte i përshtatshëm, por nuk është. Lloji negativ i gjakut u shfaq papritur 35,000 vjet më parë. Nga erdhi ky lloj i gjakut? Pse trupi i një nëne që ka gjak negativ do të mbante një fëmijë që ka gjak pozitiv? Njerëzimi nuk është një racë, por një specie hibride”, thotë Robert Sepehr në “Speciet me Amnezi: Historia jonë e harruar”.

Njerëzit kanë katër lloje të përgjithshme të gjakut: A, B, AB dhe O; ky klasifikim ka prejardhjen, thuhet sipas shkencëtarëve, nga proteinat që gjenden në sipërfaqen e qelizave që janë të dizajnuara për të luftuar bakteret dhe viruset në trupin e njeriut.

Shumica e njerëzve në këtë planet kanë këto proteina, që do të thotë se ata janë Rh pozitiv. Por një grup i vogël, ai Rh negativ, nuk i ka këto proteina, transmeton Gazeta Express.

Si shpjegohet kjo diferencë e rëndësishme shkencërisht? Dhe pse ekziston ajo? Përgjatë viteve, studime të ndryshme shkencore kanë kërkuar të gjenin këtë përgjigje.

Tani, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një gjë interesante në lidhje me gjakun Rh pozitiv dhe Rh negativ. Sipas teorisë së re shkencore, në të kaluarën e largët, qeniet jashtëtokësore vizituan Tokën dhe krijuan, përmes “manipulimit gjenetik”, llojin Rh negativ me qëllim që të krijohej një racë “skllevërish”.

Populli i baskëve në Spanjë dhe Francë kanë përqindjen më të madhe të gjakut Rh negativ. Rreth 30% kanë (rr) Rh negativ dhe rreth 60% mbajnë vetëm një gjen negativ (r).

Sipas hulumtuesve, kjo shpjegon pse nënat me gjak Rh negativ nuk i tolerojnë fetuset me gjak Rh pozitiv; kjo ka vetëm një shpjegim, ky lloj gjaku mund të ketë ardhur nga një modifikim i lashtë gjenetik.

Teoria shkon prapa në kohët e lashta sumere kur një racë shumë e avancuar aliene thuhet se erdhi nga diku tjetër në kozmos; raca Anunnaki, duke krijuar dhe ndërtuar shoqëritë e para njerëzore.

Besohet se këto qenie të lashta planifikuan dhe modifikuan gjenetikisht speciet njerëzore, duke krijuar qenie “më të forta dhe më adekuate” që përdoreshin si skllevër në të kaluarën e largët.

Gjaku Rh negativ mund të jetë një trashëgimi që Anunnaki la në Tokë së bashku me gjërat e tjera. Është interesant të ceket se, prejardhja e gjakut Rh negativ është karakteristikë, për shembull, për Familjen Mbretërore të Britanisë, që ka bërë që shumë teori kontroverse të dalin rreth një prejardhje të mundshme aliene.

Edhe pse këto hipoteza nuk janë konfirmuar, pyetje të tilla ende qarkullojnë nëpër botë; si është e mundur që gjaku i një familje të jetë i shenjtë dhe të udhëheqin me një popull vazhdimisht vetëm pasardhësit e saj?

Eh për të ngjallur edhe më shumë dyshime dhe për t’i shtuar teoritë, njerëzit në internet përdorin edhe disa citate nga Bibla. Për shembull tek Gjeneza 6:2, thuhet: “Bijtë e Zotit panë bijat e njeriut se ishin të bukura; dhe i morën për gra, të gjitha ato që ata zgjodhën”.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page