top of page
123.jpg

Shtyhet misioni i 'Mars One' për dërgimin e njerëzve në Mars

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 9, 2017
  • 1 min read

Firma me bazë në Holandë i ka shtyrë planet ambicioze për lansimin e misionit të parë me njerëz në Planetin Mars për të paktën edhe disa vjet, ndërsa arsyetimi për këtë vendim janë telashet financiare.

Vendimi i 'Mars One' për ta shtyrë misionin në drejtim të Planetit të Kuq nuk vjen si befasi, marrë parasysh planet tejet ambicioze për kolonizim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Qëllimi fillestar ka qenë dërgimi i kolonizuesve të parë në Mars deri në vitin 2026, udhëtim ky që do të ishte njëdrejtimësh dhe që sipas të gjitha gjasave do të përfundonte me një katastrofë.

Tani kompania pretendon që këtë qëllim ta arrijë pesë vjet më vonë - në vitin 2031 - që gjithsesi duket të jetë tejet ambicioz, gjithashtu.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page