top of page
123.jpg

Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë me akull?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 12, 2017
  • 1 min read

Pirja e ujit të akullit mund të jetë e dëmshme sepse ndërhyn me funksionet e tretjes së trupit. Kjo parandalon trupin që të bëjë tretjen e duhur të ushqimit dhe pijeve.

Konsumimi i pijeve me akull pas ose gjatë një vakti të ushqimit mund të ngadalësojë funksionet e duhura të tretjes në trupin tuaj.

Përveç kësaj, kur pini pije të ftohta, trupi juaj duhet të përdorë energji për të ngrohur lëngun brenda trupit tuaj që në fakt është energjia e nevojshme për funksionet e duhura të tretjes.

Çfarë ndodh kur pini ujë të ftohtë ose me akull?

Pijet e ftohta ngushtojkmë enët tuaja të gjakut, ngadalësojnë tretjen dhe pengojnë hidratimin e trupit tuaj.

Në vend të thithjes së lëndëve ushqyese nga ushqimi, trupi juaj punon në rregullimin e temperaturës dhe kjo rezulton me humbje të ujit.

Pirja e ujit të ftohtë ndikon në sistemin imunitar poashtu. Domethënë, uji i ftohtë pas një vakti të ushqimit krijon mukus të tepërt në trup, i cili mund të dobësojë funksionet e sistemit tuaj imunitar dhe t’ju bëjë më të prirur ndaj ftohjeve dhe sëmundjeve.

Nëse hani dhe konusmoni edhe ujë të ftohtë njëkohësisht ose e konsumoni ujin e akullt pas një vakti të ushqimit, temperatura e ujit e ngurtëson yndyrën nga ushqimi që keni ngrënë, duke e bërë të vështirë të tretet yndyrat e panevojshme nga trupi ynë, transmeton Klan Kosova.

Shumë njerëz mendojnë se pirja e ujit të ftohtë mund të jetë e mirë për djegien e kalorive, por në fakt kjo nuk qëndron sepse uji i ftohtë e bën më të vështirë që sistemi i tretjes të funksionojë siç duhet.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page