top of page
123.jpg

Ky është vendi më dembel në botë (Harta)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 14, 2017
  • 1 min read

A jetoni në vendin më dembel të botës? Këtë dilemë e ka zgjidhur analiza globale, e cila ka zbuluar se sa hapa ecin mesatarisht njerëzit në të gjithë planetin dhe do habiteni kur ta mësoni se kush janë njerëzit më dembelë në botë.

Të dhënat nga Smartphone nga më shumë se 700.000 njerëz janë mbledhur nga shkencëtarët për të dalë në konkluzionin se sa aktivë janë popullsitë e vendeve të ndryshme të botës.

Dhe me krenari banorët e Hong Kongut mbajnë vendin e parë si njerëzit me fizikun më të mirë, pasi mesatarisht një qytetar i Hong Kongut bën 6.880 hapa në ditë, ekuivalente me rreth 6 kilometra.

Por jo aq krenarë janë banorët e Indonezisë, të cilët bëjnë vetëm 3,513 hapa në ditë çfarë i bën edhe vendin më dembel në botë sa i takon këtij studimi të menaxhuar nga studiuesit e Universitetit Stanford.

Për krahasim, britanikët ecin me 5.444 hapa në baza ditore, më pak se tre milje (5 km), duke i thyer homologët e tyre amerikanë që menaxhojnë vetëm 4,774 hapa në ditë.

Ndërsa në të dhënat e publikuara, Shqipëria nuk është marrë fare për kampion studimi, pra nuk ka të dhëna për aktivitetin fizik të shqiptarëve.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page