top of page
123.jpg

Njeriu i cili udhëton çdo ditë me aeroplan, për të shkuar në punë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 14, 2017
  • 1 min read

Curt Von Badinski, një inxhinier mekanik dhe bashkë-themelues i një kompanie me bazë në San Francisko të teknologjisë, ka një distancë të gjatë udhëtimi prej gjashtë orë në ditë për në punë nga Los Angeles- shumica e kësaj me aeroplan.

Pesë ditë në javë, ai ngrihet në orën 05:30 dhe me makinë bën 15 minuta për në aeroportin e Bob Hope Burbank, për të bërë një udhëtim 90 minuta për në Oakland, që ndodhet 668 km larg. Ai paguan një tarifë mujore prej 2 mijë e 300 dollarë që të mund të shfrytëzoj fluturime të pakufizuara të një aeroplani privat, transmeton Indeksonline.

Mirëpo gjatë udhëtimit në aeroplan, ai e shfrytëzon kohën për të punuar.

Mirëpo, për të paraqitet një problem tjetër. Për shkak të distancës së madhe mes vendeve ka edhe një mospërputhje të madhe në klimë. Në Los Angeles mund të jetë mot me diell, por ne San Francisko mund të jetë mot i ftohtë dhe mjaft i vranët.

Ai zakonisht kthehet në shtëpi pas orës 21.

Megjithatë, ai thotë se e justifikon këtë udhëtim të gjatë çdo ditë nga dëshira për të pasur çdo gjë që ai donë.

“Unë jam gjithmonë i ngazëllyer për të filluar ditën”, ka thënë ai.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page