top of page
123.jpg

FOTO/ ‘Guri i Zotit’ ka 2 mijë vjet që sfidon shkencën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 15, 2017
  • 1 min read

“Topi i Krishna” ose “Vaanirai Kal” (Guri i Zotit të Qiellit), siç njihet tek vendorët, qëndron në një pozitë 45 shkallë në Mahabalipuram për rreth 2 mijë vjet.

Guri i madh e sfidon gravitetin, i cili duket sikur çdo moment mund të rrokulliset poshtë.

Madje, të gjitha përpjekjet për ta rrotulluar atë poshtë kanë dështuar. Gjeologët thonë se është e pamundur që guri të ketë marrë këtë formë kaq jonormale nga natyra.

Vendorët atje kanë një tjetër histori. Ata thonë se Zoti Krishna shpesh vidhte gjalpë nga kavanozi i nënës së tij, dhe ky gur i atribuohet masës së gjalpit që ai mori nga kavanozi.

Të gjitha përpjekjet për ta lëvizur gurin misterioz kanë dështuar. Disa banorë atje thonë se është provuar me shtatë elefantë që të lëvizet ai, por që përpjekja ka dështuar, transmeton syri.

Se si duket ky gur misterioz mund ta shihni më poshtë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page