top of page
123.jpg

FOTO/ Anulohet dasma dhe nuk ia kthejnë paratë e lokalit, ja çfarë bënë nusja...

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 16, 2017
  • 1 min read

Sarah Cummins nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, i ka paguar lokalit afro 25 mijë dollarë për dasmë, por ajo është ndarë me të dashurin, për arsye që mbeten të panjohura.

Meqenëse 25-vjeçares nuk po ia kthejnë paratë, ka vendosur që të organizojë aheng me njerëz të varfër dhe të pastrehë që jetojnë në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Cummins anuloi dasmën dhe do të festojë me të varfër

“Janë ata që meritojnë të gëzohen dhe të festojnë. Gjithçka do jetë njëjtë, vetëm se mungon tavolina e të porsamartuarve dhe unë nuk do veshi vello”, ka thënë Cummins lidhur me rastin.

Rreth 170 të ftuar, do të kenë ushqimet e pasura dhe verën e shtrenjtë, të cilën nuk patën fatin ta shijojnë familjarët dhe miqtë e partnerëve që u ndanë.

Përmes këtij organizimi, ajo dëshiron të ketë një kujtim të mirë nga kjo eksperiencë dhe të vazhdojë tutje me jetën pozitive.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page